Sky Sport Italia shkruan se futbollisti spanjoll Alvaro Morata do të kthehet në Juventus nëse Moise Kean largohet nga klubi.
Juventusi po përgatitet për ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe në qendër të vëmendjes është rikthimi i mundshëm i sulmuesit spanjoll, Morata.
Morata më parë ka luajtur për Zonjën e Vjetër, thuhet se do të kthehet në klub nëse Kean shkon te Milani, pasi dy palët janë të interesuar.
Kuqezinjtë duan të huazojnë Keanin, por me opsion blerje, ndërsa në mendjen e drejtuesve të Juventusit prioritet është shitja, por janë gati edhe për një huazim me detyrim blerje.
Po ashtu edhe Fulham është gjithashtu i interesuar për Kean, i cili më parë ka luajtur në Ligën Premier te Everton.
Në anën tjetër, Atletico Madridi kërkon rreth 20 milionë euro për Moratan. /Telegrafi/