Asi i Real Madridit, Luka Modric, ka kritikuar ashpër Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Ylli i Barcelonës, Messi dhe ai i Juventusit, Ronaldo, refuzuan që të marrin pjesë në ceremoninë e Topit të Artë.
Duket se ata patën informata që Luka Modric do të shpallet fitues dhe vendosën që të mos marrin pjesë fare.
“Unë nuk e di pse ata nuk erdhën. Është zgjedhja e tyre, apo jo?”.
“Sigurisht, këto trofe kanë kuptim vetëm nëse ata i fitojnë. Nuk është fer ndaj lojtarë të tjerë, për ata që kanë votuar për ta në dhjetë vitet e fundit ose edhe për tifozët e futbollit”.
“Por, secili mund të veprojë sipas dëshirave të veta”, u shpreh Modric.
Mesfushori i Realit u bë i pari kroat në histori që fiton këtë çmim si më i miri i globit në futboll. /Telegrafi/