Site icon Telegrafi

BE mirëpret vendimin e Serbisë për t’i njohur targat e Republikës së Kosovës – RKS, pret që Kosova të veprojë njëjtë  

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat RKS, të lëshuara nga Kosova.

Stano në një postim në X thekson se ky është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dhe në zbatimin e angazhimeve që janë marr në kuadër të dialogut, e që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes.

Lexo po ashtu Nga 1 janari, Serbia lejon për qarkullim në territorin e saj veturat me targa RKS

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi të Ballkanit Perëndimor në BE, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit.

Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkruan Stano. /Telegrafi/

Exit mobile version