Telegrafi

Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se granatimet do të vazhdojnë në Chernihiv, pavarësisht premtimeve të Kremlinit

Forcat ruse po vazhdojnë granatimin e Chernihivit, pavarësisht premtimeve të dhëna “për reduktim” të shkallës së aktiviteteve ushtarake përreth këtij qyteti, ka njoftuar ministria britanike e Mbrojtjes.

E derisa Ukraina ka hyrë në ditën e 36-të të pushtimit, trupat e Kremlinit “po vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre në lindje dhe perëndim të Kievit”, pavarësisht se ka filluar me tërheqjen e disa njësive të saj, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

Analiza më e fundit e ministrisë britanike të Mbrojtjes sa i përket situatës në Ukrainë, thotë se ushtria ruse ka të ngjarë që “të vazhdojë luftimet” në periferi të Kievit gjatë ditëve të ardhshme.

E njëjta gjë parashihet të ndodhë edhe në Mariupol, që po konsiderohet si pikë strategjike ky qytet port që prej javësh është objektiv i forcave ruse. /Telegrafi/