Site icon Telegrafi

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Armët e reja do t’i mundësonin Ukrainës të rikthej territorin e okupuar, përfshirë Krimenë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha për CNN se armët amerikane do të ndihmojnë Ukrainë ta rikthej territorin e okupuar nga Rusia, përfshirë Krimenë dhe Donbasin.

“Do të çlirojmë territoret tona, të gjitha përfshirë Krimenë. Krimea është një objektiv strategjik për Ukrainën sepse është territor i Ukrainës. Por ne do ta marrin hap pas hapi”, shtoi Reznikov, transmeton Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes tha se hapi i parë do të ishte stabilizimi i situatës në terren dhe parandalimi i humbjeve tjera kundër forcave ruse. Faza e dytë sipas tij është t’i detyrojnë forcat ruse të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

Lexo po ashtu Derisa liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë po qëndrojnë në Kiev, aktivizohen sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore

Faza e tretë do të nënkuptonte diskutime me partnerët e Ukrainës, mbi atë se “si duhet çliruar territoret përfshirë Krimenë”.

Reznikov ka theksuar se zyrtarët ukrainas nuk do t’i përdorin armët për të sulmuar Federatën Rusë, megjithatë Ukraina nuk e konsideron Krimenë si territor rus.

Lexo po ashtu Franca dëshiron fitoren e Ukrainës që rifiton të gjithë territorin – përfshirë Krimenë

Ndërkaq kur është pyetur nëse tentimi për rimarrjen e Krimesë në aspektin ushtarak nënkuptohet eskalim i mëtejmë dhe provokim për Rusinë që e konsideron Krimenë si pjesë të Federatës Ruse, Reznikov tha se kjo nuk është shqyrtuar.

“Kjo nuk ka rëndësi. Sepse ata (rusët) do t’i kthejnë sytë kah Khersoni, Zaporizhzhia dhe Mariupoli… por ato janë tokat të ukrainasve, e Krimea është gjithashtu tokë e ukrainasve”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version