Telegrafi

Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se krimet e Rusisë në Bucha janë vetëm “një copëz e majës së ajsbergut”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se “horrorin që e kemi parë në Bucha është vetëm një pjesë e majës së ajsbergut nga të gjitha krimet që i ka kryer ushtria ruse” në Ukrainë deri më tani.

Kuleba këto komente i bëri gjatë një konference për media në Varshavë, ku shtoi se “horrori i Buchas, Mariupolit dhe vendet e tjera”, janë “kërkesë” nga G7 dhe BE-ja që të vendosin sanksione, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tërhiqen trupat ruse nga Zhytomyr në Ukrainë

Duke folur me homologen britanike Lizz Trus, Kuleba ka bërë thirrje për sanksione “më të rënda” kundër Rusisë, derisa ka kërkuar edhe përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara.

“Perëndimi vazhdon ta mbushë makinerinë luftarake ruse me pagesat që po i bënë për derivatet fosile, me tregtinë që akoma po ndodh mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, me transaksionet financiare pavarësisht që bankat ruse janë shkyçur nga SWIFT-it”, shtoi Kuleba. /Telegrafi/