Kompania Mini ka dhënë dritën jeshile për prodhim konceptit Superleggera Vision.
Revista britanike Car raporton se kjo veturë do të prezantohet në vitin 2018 dhe do të jetë e ngjashme me modelin e vitit të kaluar, transmeton koha.net.
Për dallim nga koncepti aktual që ka motorë elektrikë, raportohet se modeli i ri do të bartë motorët e njëjtë si Mini standard.
Ky koncept ishte prezantuar verën e kaluar në Villa d’Este 2015.