Milani dëshiron t’i bëjë edhe disa ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
Rossonerët janë duke bërë çmos që të rikthehen në Ligën e Kampionëve, mirëpo po u mungojnë ende lojtarë cilësor.
Por, në janar Milani po tenton që ta transferojë Mohamed Elnenyn nga Arsenali dhe Baba Rahmanin nga Chelsea.
Mesfushori egjiptian i Gunners është aktualisht në huazim te Besiktas, derisa ai i bluve është te Mallorca.
Në listën e Milanit është edhe mbrojtësi i Schalkes, Ozan Kabak, që po tregon formë të mirë në këtë fillim, e që në verë kaloi nga Stuttgarti.
Skuadra italiane mund ta kompletojë transferimin e tre lojtarëve për një shumë rreth 55 milionë euro bën me dije Calciomercato. /Telegrafi/