Site icon Telegrafi

Milani telefonon Juventusin për Moise Kean, por Armando Broja është ende i preferuari

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Milani ka vënë në dukje disponueshmërinë e Moise Kean me Juventusin edhe pse Armando Broja i Chelseat mbetet objektivi kryesor për kuqezinjtë.

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri pavarësisht nënshkrimit të Noah Okafor dhe rikthimit të Lorenzo Colombo.

Sipas Sky Sport Italia, gjigantët e Serie A kanë nevojë për dikë me më shumë përvojë ndërkombëtare se sulmuesi 21-vjeçar italian dhe për këtë arsye kanë telefonuar Juventusin për të marrë informacione rreth Kean.

 

Gazeta Tuttosport konfirmon se kuqezinjtë kanë telefonuar rivalët e tyre në Serie A për të shikuar disponueshmërinë e ish-sulmuesit të Everton dhe PSG.

Milani do të nënshkruante Kean në huazim me një opsion ose detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte, por sipas Tuttosport, Juventusi do ta shiste lojtarin në një transferim të përhershëm.

 

Kean është i hapur për t’u bashkuar me Milanin, por kuqezinjtë i kanë vendosur gjithashtu Hugo Ekitike të PSG-së dhe Armando Broja të Chelseat, të cilët mbeten objektivi kryesor i kuqezinjve për të forcuar sulmin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version