Hakan Calhanoglu ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re me Milanin, ndërsa klubet që i janë vënë pas përveç Juventusit e Interit në Itali, janë edhe Manchester United dhe Chelsea.
Rossonerët nuk i kanë kryer punët me kohë, pasi rinovimet me Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma, i kanë lënë për fund, ndërsa dyshja do të jenë lojtarë të lirë nga 1 korriku.
Sipas Tuttomercatoëeb, raundi i fundit i negociatave ka pasur përafrim mes kërkesës dhe ofertës, por ende nuk ka marrëveshje.
Klubi po ofron 4 milionë euro paga për sezon, ndërsa Calhanoglu kërkon 4.5 milionë euro.
Është një lojë e rrezikshme që po e luan Milani, pasi Calhanoglu teknikisht tashmë është në gjendje të negociojë me klube të tjera.
Manchester United dhe Chelsea dihet se janë të interesuara prej kohësh, por ai mund të mbetet edhe në Serie A.
Juventusi ka qenë i lidhur më herët, ndërsa sipas TMW, tani edhe Interi është në garë. /Telegrafi/