Real Madridi ka dështuar që të tregojë versionin e tyre më të mirë këtë sezon, me Carlo Ancelottin që po përpiqet të gjejë formacionin dhe skemën e duhur.
Në atë që ai ka bërë më pak është përdorimi më i shpeshtë i opsioneve nga banka si Arda Guler, Endrick dhe Brahim Diaz që nuk kanë marrë shumë minuta.
Sipas Gazetta dello Sport, Milani ka kontaktuar Real Madridin për të gjetur një mënyrë për ta lejuar largimin e Brahim në formë huazimi.
Kjo mund të ndodhë në verë, por ‘Rossonerët’ do të preferonin që ta përfundonin transferim e tij në janar.
Por është thënë në anën tjetër se Brahim është i kënaqur me rolin që ka në ‘Santiago Bernabeu’ përkundër faktit që ai mund të marrë më shumë hapësira diku tjetër.
Brahim ishte kyç në suksesin e Real Madridit vitin e kaluar, duke i ndihmuar ata të mbajnë një formë pozitive përkundër lëndimit të Vinicius Junior.
Në fakt vet reprezentuesi maroken ka qenë i lënduar më herët këtë sezon, dhe ka vetëm dy paraqitje si titullar.
Në vetëm 9 ndeshje të luajtura dhe 254 minuta, Brahim ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim, shenjë kjo se mund të mbetet pjesë e rëndësishme e planeve të Carlo Ancelottit./Telegrafi/