Milani po kërkon transferimin e Sergio Agueros gjatë afatit kalimtar të janarit, por gjithçka mendohet se varet nga transferimi i Alexis Sanchezit në Manchester City.
Manchester City po planifikon një ofertë tjetër prej 20 milionë funtesh apo rreth 24 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të janarit për Alexis Sanchezin.
Sipas Daily Mail, kjo mund të vijë si një nxitje për Milanin, të cilët po monitorojnë gjendjen e Sergio Agueros në Etihad Stadium përpara një sulmi të mundshëm gjatë dimrit për argjentinasin.
Sanchez ka qenë një objektiv afatgjatë për trajnerin e Cityt, Pep Guardiola, i cili dëshiron të forcojë vijën e tij sulmuese, edhe pse ata tashmë janë liderë Ligën Premier.
Ardhja e kilianit në Etihad do të ngrinte pyetje mbi vendin e Agueros në skuadër – dhe ishte e kuptueshme që Guardiola është i gatshëm të linte largimin e 29-vjeçarit.
Aguero ka shënuar tashmë shtatë gola në tetë paraqitje për Cityb këtë sezon, duke e afruar atë në rekordit të Erik Brook me 177 gola për ekipin Blu.
Por, ai aktualisht është jashtë veprimit pasi ka thyer një bri në një aksident me makinë në Amsterdam në fund të muajit të kaluar.
Megjithatë, Rossonerët janë të etur për të sjell emra të mëdhenj në San Siro dhe Aguero është njëri nga të preferuarit kryesor. /Telegrafi/