Telegrafi

Milani dhe Roma pritet t’i befasojnë të gjithë me shkëmbimin Cengiz-Suso

Milani po vazhdon të bëjë presion ndaj Romës për Cengiz Under, por rezultati i vetëm i mundshëm do të ishte shkëmbimi huazimesh me Suson.

Kuqezinjtë e shohin reprezentuesin turk si një përforcim ideal për skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit, pasi iu mungon krijimtaria para golit.

Under mund të luajë në një larmi rolesh anësore të sulmit, si një sulmues i dytë ose një ‘trequartista’ dhe kjo ka bërë që të pëlqehet nga Rossonerët.

Lexo po ashtu Milani interesohet për Cengiz Under

Sipas mediumeve Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Milani po punon për një shkëmbim të mundshëm të huazimeve me mundësi blerje midis Under dhe Suso.

Spanjolli është zbritur në bankinë që kur Stefano Pioli kaloi në formacionin 4-4-2 dhe u vërshëllye me zë të lartë nga tifozët në San Siro kur u fut si zëvendësues gjatë fitores në Coppa Italia ndaj SPAL-it.

Të dy lojtarët duan kohë më të rregullt në fushë dhe një huazim me opsion blerje do t’u përshtatet të dy klubeve gjithashtu. /Telegrafi/