Telegrafi

Milani dhe Interi pas talentit të Ajaxit, Neres

David Neres gjatë ndeshjes mes Ajaxit dhe Feyenoordit në Amsterdam Arena (Foto: Getty Images)

Raportohet se Interi dhe Milani janë në garë për talentin e Ajaxit, David Neres.

Sipas Calciomercato.com, interesimi i zikaltërve për Ners ka vënë dyshime për të ardhmen e Antonio Candreva dhe Ivan Perisic në Giuseppe Meazza.

Sidoqoftë, klubi i drejtuar nga Luciano Spaletti mund të lëvizë me planë konkret në këtë afat kalimtar vetëm nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

David Neres gjatë një aksioni në derbin mes Ajaxit dhe Feyenoordit (Foto: Getty Images)

Për më shumë, Milan është duke vëzhguar 21-vjeçarin tash e një kohë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm për vizionin taktik të Gennaro Gattusos.

Neres, aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit U20.

Lexo po ashtu Nga Onana te Kluivert: Kështu mund të jetë formacioni i Ajaxit deri në vitin 2020 (Foto/Video)

Më herë është folur edhe për një interesim të mundshëm të Tottenham Hotspur.

Vlera e kartonit të lojtarit është rreth 30 milionë euro, gjë që për skuadrat italiane në rast se nuk arrijnë objektivat është problem. /Telegrafi/