Raportohet se Interi dhe Milani janë në garë për talentin e Ajaxit, David Neres.
Sipas Calciomercato.com, interesimi i zikaltërve për Ners ka vënë dyshime për të ardhmen e Antonio Candreva dhe Ivan Perisic në Giuseppe Meazza.
Sidoqoftë, klubi i drejtuar nga Luciano Spaletti mund të lëvizë me planë konkret në këtë afat kalimtar vetëm nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Për më shumë, Milan është duke vëzhguar 21-vjeçarin tash e një kohë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm për vizionin taktik të Gennaro Gattusos.
Neres, aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit U20.
Më herë është folur edhe për një interesim të mundshëm të Tottenham Hotspur.
Vlera e kartonit të lojtarit është rreth 30 milionë euro, gjë që për skuadrat italiane në rast se nuk arrijnë objektivat është problem. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YytLaz4durc