Telegrafi

Milani dhe Fiorentina ndjekin Torreiran

Lucas Torreira (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Milani dhe Fiorentina janë të dy shumë të lidhur me një lëvizje për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira.

Torreira nuk është i huaj për Serien A, pasi ka lërë shenjë në Pescara dhe Sampdoria para transferimit prej 29 milionë eurosh në Londër në verën e vitit 2018.

Mesfushori uruguaian nuk është më zgjedhja e parë në mesfushën e Topçinjve dhe 24-vjeçari thuhet se po pret një rikthim në Itali.

Lexo po ashtu Arteta planifikon tri shitje të mëdha në verë

Sipas gazetës The Telegraph, Milani është favoritë që të transferojë Torreiran këtë verë.

Milani ka konkurrencë nga Fiorentina, të cilët tashmë po rindërtojnë skuadrën e tyre me ardhjen e Sofyan Amrabat nga Hellas Verona.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi Viola është favorit para Milanit për Torreiran, i cili gjithashtu ndiqet edhe nga Torino dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/