Telegrafi

Milani dhe Elneny në bisedime të avancuara, nënshkrimi afër

Milani thuhet se është afër nënshkrimit me lojtarin e Arsenalit, Mohamed Elneny, pasi babai i tij ka pohuar se negociatat kanë arritur në “një fazë të avancuar”.

Mesfushori egjiptian ka qenë në huazim te Besiktas këtë sezon dhe nuk është i pari që dëgjojmë për një lidhje me Milanin.

Gjatë verës, ai gjoja propozoi veten të disponueshëm për një transferim në San Siro dhe tani babai i lojtarit ka zbuluar se kuqezinjtë janë në bisedime me ish-lojtarin e Baselit.

Lexo po ashtu Milani tenton transferimin e tre lojtarëve në janar

“Bisedimet midis Mohamed dhe Milan janë në një fazë të avancuar. Por, kontrata nuk është nënshkruar ende”, ka thënë i tha Nasser Elneny për Sada Al Balad.

“Milani rinovoi interesin e tyre për djalin tim dhe orët e ardhshme mund ta shihnin teksa nënshkruan me Milanin”.

Xhaka dhe Elneny me një trofe të fituar te Arsenali (Foto: Getty Images/Guliver)

Pasi luajti 89 ndeshje për Arsenalin, ai u huazua te Besiktas në shtator të 2019 dhe ka luajtur 17 herë që kur bëri këtë veprim, ndërsa u paraqit në të gjashtë ndeshjet e tyre në Ligën e Evropës.

“Mohamed po shkon mirë në Besiktas. Por, ai dëshiron të transferohet në Milan për të luajtur në një ligë më të fortë”, përfundoi babai i Elnenyt. /Telegrafi/