Attila Szalai është lidhur me një kalim te Napoli, Milani dhe Chelsea, por Fenerbache kërkon të paktën 20 milionë euro për mbrojtësin e tyre.
23-vjeçari është nën kontratë me skuadrën turke deri në qershor 2025 dhe trajneri hungarez Marco Rossi zbuloi në fillim të dhjetorit se mbrojtësi ishte afër kalimit te The Blues.
Rossi mendoi se Szalai mund të kishte qenë një nënshkrim i mirë për klubet e Serie A, por sugjeroi që Blutë ishin në pozicion ideal për të siguruar nënshkrimin e tij.
Chelsea do not have a deal agreed to sign Attila Szalai in January or the summer – despite what the Hungarian coach might think. Told he's not currently a player of interest to #cfc
— Matt Law (@Matt_Law_DT) December 7, 2021
“Është e qartë se ai është ndjekur nga klube të rëndësishme në Spanjë, por me sa duket kalimi i tij te Chelsea është një punë e përfunduar”, deklaroi Rossi.
“Do të ishte një lojtar i madh edhe për futbollin italian”.
Megjithatë, burime të shumta në Britaninë e Madhe kanë mohuar që Chelsea të ketë një marrëveshje për të nënshkruar me Szalai.
Ndërkohë, mediat italiane vazhdojnë ta lidhin 23-vjeçarin me një kalim në Serie A.
Napoli thuhet se është ndër klubet e interesuara, por Partenopei nuk janë të gatshëm të përballojnë çmimin e kërkuar prej 20 milionë eurosh të Fenerbache.
Skuadra e Luciano Spallettit ka nevojë për një zëvendësues për Kostas Manolas, por është e hapur vetëm për marrëveshje huazimi me opsion ose detyrim për të blerë.
Tuttosport – Milan, il nome di Szalai non convince più di tanto i rossoneri https://t.co/vi0rSTSjI1
— MilanNews.it (@MilanNewsit) December 29, 2021
Në të njëjtën kohë, Milani ka një buxhet të vogël transferimi për janarin dhe sipas Tuttosport, ata nuk janë plotësisht të bindur nga 23-vjeçari.
Sven Botman i Lille dhe Abdou Diallo i PSG janë objektivat kryesore të transferimit të kuqezinjve, të cilët duhet të zëvendësojnë të dëmtuarin Simon Kjaer. /Telegrafi/