Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
Liga e Kampionëve në këtë mesjavë ka zhvilluar ndeshjet e dyta të grupeve.
Edhe kjo javë ishte interesante sikurse e para me disa rezultate të papritura.
Megjithatë, yjet e njohura përsëri ishin në nivel të detyrës duke bërë paraqitje të mira.
🥇A Messi masterclass at Wembley 🙌#UCL #POTW pic.twitter.com/npthI3fnbh
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 5, 2018
I tillë është edhe ylli i Barcelonës, Messi, i cili shënoi dy gola në fitoren e tyre 2-4 në udhëtim te Tottenhami.
Këto dy gola dhe paraqitje e mirë ekipore bënë që ylli argjentinas të votohet edhe këtë javë si lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve.
Kështu, Messi pas vetes la Paulo Dybalan, i cili shënoi het-trik ndaj Young Boysit dhe Neymarin që gjithashtu shënoi het-trik ndaj Crvena Zvezdas.
Në listë ishte edhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, i cili gjithashtu shënoi het-trik ndaj Viktoria Plzenit. /Telegrafi/