Lionel Messi ka dhënë një intervistë pas një kohe të gjatë, duke folur për shumë gjëra përfshirë rikthimin në stërvitje e Lautaro Martinezin.
Kapiteni i Barcelonës është pyetur edhe për pesë lojtarët më të mirë aktualisht në botë.
Messi nga pesë lojtarët ka zgjedhur tre me të cilët ka luajtur, teksa dy të tjerë në skuadrat rivale.
Çuditërisht argjentinasi ka lënë jashtë kësaj liste rivalin e tij më të madh, portugezin Cristiano Ronaldo.
Cilët janë pesë lojtarët më të mirë aktualisht në botë? “Neymar, Sergio Aguero, Kylian Mbappe, Eden Hazard e Luis Suarez”, ishte përgjigja e gjeniut argjentinas.
Kujtojmë që me Neymar, Aguero e Suarez argjentinasi ka luajtur së bashku, me brazilianin e uruguaianin në Barcelonë, teksa me Agueron te Kombëtarja e tij.
Ndërkohë Messi ka treguar se i pëlqen jashtëzakonisht shumë dyshen Kylian Mbappe dhe Eden Hazard.
Vlen të theksohet se kapiteni i kataluansve i bëri thirrje bashkëkombësit të tij Lautaro Martinez t’i bashkohet te Barcelona, pasi sipas tij ai përngjanë shumë me Luis Suarezin. /Telegrafi/