Telegrafi

Messi tejkalon Ronaldon për gola në nivel klubesh, statistika të frikshme nga argjentinasi

Ronaldo dhe Messi (Foto: BR/Football/Twitter)

Lionel Messi është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në histori në nivel klubesh.

Barcelona fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Real Valadollidit në ndeshjen e të martës mbrëma në kuadër të La Ligas.

Në këtë ndeshje lojtari kryesor ishte Messi, i cili shënoi dy gola të bukur dhe dhuroi dy asistime për bashkëlojtarët.

Lexo po ashtu Messi: Golat nuk janë gjithçka në futboll, nuk jetoj për të shënuar  

Këto dy gola e kanë bërë Messin lojtarin me më shumë gola për një klub, duke kaluar në këtë statistikë rivalin e madh, Cristiano Ronaldon.

Messi tashmë ka arritur në shifrën e 608 golave të shënuara me Barcelonën dhe këtë e ka arritur në vetëm 695 ndeshje.

Në anën tjetër, Ronaldo ka 606 gola, por këto i ka arritur në plot 813 ndeshje të zhvilluara me Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së martë, ylli argjentinas arriti shifrën e 50 golave të shënuara nga goditjet e lira. /Telegrafi/