Telegrafi

Messi: Reali më pak të fortë pa Ronaldon, Juventusi tani favorit i qartë për Ligën e Kampionëve

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte i befasuar nga lëvizja e Cristiano Ronaldos dhe tani thotë se Juventusi është një favorit i qartë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Transfermi prej 100 milionë eurosh mund të mos ketë dhënë asnjë gol në tre ndeshjet e para të Serie A, por fituesi i Topit të Artë gjithmonë ka dhënë më të mirën në garën evropiane.

Edhe rivali i tij më i madh për trofe të mëdha ndërkombëtar, Messi, ka rënë dakord.

Lexo po ashtu Messi: Këtë vit e duam Ligën e Kampionëve

Ylli argjentinas në një intervistë për Radio Catalunya ka thënë se Juventusi tani janë një ndër favoritë kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Messi i sheh Juventusin si favorit serioz për Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Në anën tjetër, rivalët e Real Madridit janë pak më të dobët pa yllin porugez, i cili kaloi në Torino.

“Real Madridi është më pak i fortë, pa Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij, pasi që ai është një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Messi.

Lexo po ashtu Ronaldo: Kam ardhur te Juventusi që ta fitoj Ligën e Kampionëve

“Juventusi është një favorit i qartë për të fituar Ligën e Kampionëve pasi tani ata kanë Cristiano Ronaldon”.

“Isha i habitur nga vendimi i tij, pasi nuk pritja që ai të largohej nga Madridi ose të shkonte në Juventus. Është një ekip shumë i mirë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/