Lionel Messi ka fituar për herë të tetë në karrierën e tij Topin e Artë, çmimin më të madh individual për futbollistë.
Sulmuesi argjentinas e fitoi këtë çmim disa ditë më parë në Francë, derisa vetëm mbrëmjen e së premtes mbrëma e ka prezantuar atë para tifozëve të Inter Miamit.
Inter Miami ka zhvilluar një ndeshje miqësore me New York Cityn, dhe 21 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit DRV PNG Arena.
Messi para fillimit të ndeshjes ka dalë me Topin e Artë në duar ku është pritur me duartrokitje të mëdha nga tifozët e pranishëm.
Gjithsesi pas duartrokitjeve të mëdha, argjentinas në fushë nuk është se ka shkëlqyer, pasi Inter Miami është mposhtur nga New York City me rezultat 1-2.
Gracias Leo, gracias Miami 🩷🖤 Nos vemos el próximo año! pic.twitter.com/LoqEWZ48WX
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) November 11, 2023
Messi qëndroi në fushë për 90 minuta, megjithatë nuk arriti të shënonte ose asistonte në këtë sfidë.
Vlen të theksohet se MLS tani është në pushim, por sulmuesi argjentinas ka premtuar se nuk do të largohet nga Inter Miami si huazim në ndonjë skuadër evropiane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8SVaf3wzCJw