Site icon Telegrafi

Messi preferon transferimin e Ozilit përpara atij të Coutinhos

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, e vlerëson më shumë mesfushorin kreativ të Arsenalit, Mesut Ozilit sesa atë të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Barcelona ka shitur gjatë verës Neymarin tek Paris Saint-Germain për një shifër  rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë euro dhe që nga ajo kohë janë në kërkim të zëvendësuesit ideal të tij.

Gjatë verës janë përmendur shumë emra të mëdhenj të futbollistë, ku pjesë e tyre ishin edhe ylli i Liverpoolit, Coutinho dhe ai i Arsenalit, Ozil.

Lexo po ashtu Liverpooli i tregon çmimin Barcelonës për Coutinhon, blaugranët të gatshëm ta paguajnë

Të dy mesfushorët kreativ kanë qenë shumë të lidhur me Barçën gjatë afatit kalimtar veror dhe  interesimi i tyre po vazhdon edhe tani përpara hapjes së afatit të janarit, por njëri është më i preferuar tek ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Lexo po ashtu Real Madridi nuk lejon transferimin e Ozilit te Barcelona

Sipas gazetës spanjolle Don Balon, Messi iu ka thënë shefave të Barçës të marrin në konsideratë nënshkrimin e Ozilit në verën e ardhshme në vend të Philippe Coutinhos.

Ylli brazilian nuk preferohet nga Messi!

Messi mendon se ylli gjerman do të ishte një blerje më e mençur në krahasim me lojtarin e Liverpoolit.

Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të zhduket në janar

Gjermani është jashtë kontratës në qershor dhe ende duhet të vendosë për kushtet e reja me Topçinjtë, por janë larg arritjes së marrëveshjes.

Liverpooli, ndërkohë, ka hedhur poshtë tri oferta nga Barça në verë për 25-vjeçarin, të cilët e vlerësuar atë në shifrën e 200 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version