Telegrafi

Messi: Pa Interin dhe Milanin, Liga e Kampionëve nuk është e njëjtë

Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle Marca.

Argjentinasi ka folur rreth ekipeve favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, ku ka pohuar se PSG-ja dhe Manchester City janë favorit, por nuk duhet përjashtuar as Real Madridi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe gjendjen e klubeve italiane duke kërkuar rikthimin e dy skuadrave të Milanos në ligën elitare evropiane për klube.

Milan dhe Inter nuk janë sikur para dhjetë vjetëve, por ato e kanë vendin në garat ndërkombëtare.

“Dy gjigantët e Serie A si Milani dhe Interi nuk janë siç ishin 10 vjet më parë dhe tani nuk luajnë në Ligën e Kampionëve. Kjo ndikon në futbollin italian”, ka thënë Messi.

“Klubet milaneze duhet të rikthehen dhe të jenë në nivelin evropian. Pa to gara nuk është e njëjtë”, ka thënë ndër të tjerash argjentinasi.

Messi ka folur edhe jetës private dhe karrierës së qeni një prej futbollistëve më të mirë të botës. /Telegrafi/