Telegrafi

Messi organizoi mbrëmë darkën e lamtumirës, të ftuar ishin miqtë e tij më të mirë

Lionel Messi ka organizuar një darkë lamtumire për miqtë dhe familjen e tij të ngushtë në shtëpinë e tij në Barcelonë pas njoftimit të enjten se ai nuk do të qëndrojë në Camp Nou.

Messi dhe Barcelona tronditën botën kur doli se ylli argjentinas do të largohej nga klubi, pasi një kontratë që ishte rënë dakord në parim dështoi në momentin e fundit nga rreziku financiar i klubit.

Barcelona njoftoi se sulmuesi i tyre legjendar do të largohet, me të ardhmen e Messit tani gjithnjë e më të pasigurt.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet dini për konferencën për shtyp, ku Messi pritet të tregojë gjithçka rreth largimit nga Barcelona

Pas gjithë kësaj, Messi ka organizuar një darkë lamtumire për miqtë dhe familjen e tij të ngushtë në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Në një video të postuar nga radio stacioni spanjoll Cadena Cope, Sergio Aguero mund të shihet duke arritur në makinën e tij, së bashku me yllin e YouTube, Ibai Llanos.

Yje të tjerë që morën pjesë në darkë ishin lojtarë miq të Messit si Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Jordi Alba, së bashku me partnerët e tyre.

Ndryshe, Messi pritet të mbajë sot (e diel) nga ora 12:00 konferencën e tij për shtyp në Camp Nou, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/