Site icon Telegrafi

Messi nuk ia dha dorën Griezmannit në miqësoren ndaj Arsenalit

Lionel Messi ka prodhuar një moment befasues në përballjen miqësore të Barcelonës ndaj Arsenalit, pasi vendosi mos t’i jepte dorën Antoine Griezmannit.

Ylli argjentinas nuk luajti në kupën ‘Joan Gamper’ që u zhvillua të dielën e fundjavës së kaluar, por ishte i pranishëm në Camp Nou që ta shikonte bashkëlojtarët e tij në takimin ndaj Gunners.

Por, transferimi i verës Greizmann e startoi përballjen ndaj skuadrës londineze, para se të zëvendësohej në pjesën e dytë, më pas për të mbetur i befasuar.

https://twitter.com/Nihooo_1897/status/1158388658229194752

Sulmuesi francez u drejtua te banka rezervë e Blaugranasëve, mirëpo pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e pritet edhe aq mirë atë.

Lexo po ashtu Messi me premtim për tifozët e Barcelonës: Do të luftojmë për të gjithë trofetë

Lojtari 32-vjeçar nuk i dha dorën Griezmannit, e që natyrisht se në mes tyre mund të ketë ndonjë keqkuptim.

Francezi u dha dorën pjesës më të madhe të bashkëlojtarëve dhe stafit, por kur erdhi radha te Messi, ky i fundit nuk ia zgjati dorën. /Telegrafi/

Exit mobile version