Site icon Telegrafi

Messi mund të largohet si lojtar i lirë nga Barça, klauzola e tij lidhet me pavarësinë e Katalunisë

Messi më i vlefshmi te Barcelona

Ylli argjentinas, Lionel Messi mund të largohet ‘falas’ nga Barcelona në rast se Katalunia shpall pavarësinë dhe klubi i tij nuk luan në njërën nga katër ligat kryesore evropiane.

‘Bomba’ e ditës ka ardhur nga mediumet spanjolle apo më saktë ajo me bazë në Kataluni, El Mundo Deportivo, e cila flet për një largim të Messit nga Barcelona.

Sipas El Mund Deportivo, Barcelona mund të shohë Messin të largohet nga klubi si lojtarë i lirë dhe pa pagesë nëse Katalunia është e suksesshme në ofertën e saj për të shpallur pavarësinë.

Lexo po ashtu Rivalët më të mëdhenj në sport: Nga rivaliteti ndërmjet Messit dhe Ronaldos, deri te konkurrenca mes Nadalit e Federerit dhe gara mes Bird e Magic Johnsonit (Foto)

Kontrata e yllit të Argjentinës ka një klauzolë të shkruar në të, duke treguar se ai mund të largohet falas nëse ka një shkëputje.

Messi duke festuar golin e tretë të Barçës në El Clasicon e fundit ndaj Realit (Getty Images)

Kjo shkëputje e njëanshme e kontratës do të ndodhte nëse Barca nuk do të vazhdonte të luante në njërën nga katër ligat kryesore evropiane.

Pra, Messi do të ishte i lirë të largohet nga Camp Nou, nëse Barça nuk vazhdon të luaj në Spanjë, Angli, Francë apo në Gjermani.

Lexo po ashtu Dhjetë golat më të mirë në La Liga për vitin 2017 - Nga 'bombat' e Griezmannit e Asensios deri tek solo aksioni i Messit (Foto/Video)

Messi aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila u nënshkrua në fund të fund të vitit 2017, por nëse oferta e pavarësisë katalunase do të ishte e suksesshme, 30-vjeçari do të vihej në dispozicion në një transferim të lirë.

Në rast largimi, destinacionet më të mundshme për transferimin e Messit mendohet të jenë Manchester City dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version