Telegrafi

Messi këshillon Sanchezin: Transferohu në PSG

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij, Alexis Sanchez të shkojë te gjigantin francez, Paris Saint-Germain.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë hap përpara për rinovimin e saj.

Largimi me parametra zero apo me një shumë solide gjatë janarit, ka alarmuar shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij, ndër to Manchester City dhe PSG.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Messi e ka udhëzuar sulmuesin Sanchez që nga këto dy destinacione, të zgjedh transferimin në Parc des Princes.

Sanchez dhe Messi kanë raport të mirë shoqëror

Thuhet se dy lojtarët kanë ende një lidhje të ngushtë që nga ditët e tyre të përbashkëta në Barcelonë, ku Sanchez shpesh luajti përkrah Messit.

Sulmuesi argjentinas është i vetëdijshëm se Barcelona nuk ka interes për ri-nënshkrimin me Sanchezin, pavarësisht faktit se ai nuk do të kushtojë aq shumë.

Si rezultat, Messi i ka thënë atij të shkojë në PSG ku mund të luajë në një sulm të frikshëm përkrah Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

Ndryshe, Sanchez ishte lojtar i Barcelonës gjatë viteve 2011-2014, ku zhvilloi plot 141 ndeshje dhe shënoi 47 gola. /Telegrafi/