Lionel Messi dëshiron t’i shikojë gjashtë lojtarë të Barcelonës të largohen gjatë afatit kalimtar të verës, pas humbjes 2-1 në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia.
Golat e Kevin Gameiros dhe Rodrigos, ishin të mjaftueshme që ‘Los Che’ ta mposhtnin Barçën të shtunën e fundjavës që lamë pas.
Don Balon raporton se Messi nuk është i kënaqur me gjashtë lojtarë te Barcelona, andaj ka kërkuar shitjen e tyre qysh në këtë verë.
Mediumi spanjoll raporton se nga Camp Nou mund të largohen lojtarët, si Ivan Rakitic, Philippe Coutinho, Sergi Roberto, Nelson Semedo, Arthur Melo dhe Kevin-Prince Boateng.
Barcelona ka vuajtur në fund të këtij sezoni, pasi jo vetëm e humbën Kupën e Mbretit, por ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve prej Liverpoolit në një mënyrë të turpshme.
Skuadra e Ernesto Valverdes e mbylli sezonin me një trofe të fituar, ndërsa në verë pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në skuadrën katalunase. /Telegrafi/