Lionel Messi dëshiron edhe një ish-bashkëlojtarë të tij te Barcelona ta ketë te Inter Miami në MLS.
Sulmuesi argjentinas pas transferimit te Inter Miami arriti që të mbledh rreth vete miqtë e tij më të afërt si Luis Suarez, Jordi Alba e Sergio Busquets me të cilët kishte luajtur te Barcelona.
Megjithatë gazeta spanjolle Sport ka raportuar se Messi i ka kërkuar drejtuesve të klubit se duhet ta transferojnë Ansu Fatin nga Barcelona, me talentin spanjoll që nuk po ka hapësira të mëdha.
21-vjeçarit i është bërë me dije se në janar mund të kërkojë skuadër të re, derisa Inter Miami mund ta marrë atë si huazim një vjeçar me opsion blerje.
Kjo mundësi e re që i paraqitet Ansu Fatit mund të jetë unike për të ringjallur karrierën e tij, e cila vitet e fundit ka ngecur për shkak të dëmtimeve.
Sigurisht që për Fatin do të ishte një mundësi e artë që të rikthejë formën e dikurshme pasi të jesh tandem me dy futbollistë si Messi dhe Suarez do t’i ndihmonin jashtëzakonisht shumë atij për tu përmirësuar. /Telegrafi/