Lionel Messi është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e saj.
Ikona e katalunasve ka menduar largimin edhe në verën e vitit 2020, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Megjithatë ai ende nuk ka një marrëveshje për kontratën e re me Barçën dhe largimi i tij mund të ndodh në verë.
Messi ka zbuluar edhe kampionatin që ka ëndërruar të luaj, e ai është ai amerikan MLS.
“Gjithmonë kam thënë se kam iluzion se do të doja të shijoja përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Messi për La Sexta.
“Dua ta provojë të jetoj në atë shtet dhe në atë kampionat, por nëse do të ndodh apo jo nuk e di të ardhmen”, përfundoi Messi.
33-vjeçari po kërkohet nga Manchester City, Chelsea, Inter e Paris Saint Germain./Telegrafi/