Sponsori klubit të Barcelonës, kompania Audi, u dhuroi futbollistëve të klubit automobila të rinj për përdorim gjatë stinorit.
Shumica e lojtarëve të Barcelonës, duke përfshirë edhe Lionel Messin, Luis Suarez dhe Ivan Rakiticin kanë përzgjedhur të njëjtin model të Audis, përkatësisht Q7 3.0 TDI Sport, vlera e të cilës sillet rreth 66 mijë euro.
Vetëm Neymar zgjodhi Audi RS7 Sportback, i cili ka 600 kuaj/fuqi. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique do të vozitet me Audi RS QR 2.5 TFSI. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0lH2FNs8KAM