Lionel Messi e ka thyer edhe një rekord të rivalit të tij Cristiano Ronaldo, pasi tani është bërë golashënuesi më i mirë në histori me klube evropiane.
Ronaldo tani luan në Arabinë Saudite për Al-Nassr, ndërsa Messi vazhdon të luajë në një nga ‘top 5’ ligat evropiane si Ligue 1, me Paris Saint Germain.
Këtë të shtunë, argjentinasi shënoi golin e tij të 702-të në Evropë pas periudhës së tij te Barcelona para se të mbërrinte në klubin francez sezonin e kaluar.
Rekordi i Messit vjen pas 841 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Ronaldos iu deshen 949 ndeshje për t’i shënuar 701 gola me klube evropiane.
? Club Goals in Europe:
?? Messi: 702 ?
?? CR7: 701Lionel Messi has SURPASSED Cristiano Ronaldo’s European career in 105 fewer matches ? pic.twitter.com/HrzDsp5gYi
— Exclusive Messi (@ExclusiveMessi) April 8, 2023
Me këtë gol, Messi kalon edhe një herë Ronaldon pas fitores së tij në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Messi gjithashtu arriti në 1000 kontribute në gola, pasi përveç 702 golave të tij ai ka dhënë edhe 298 asistime në futbollin evropian.
A closer look at Lionel Messi’s 1000 club goal contributions ? pic.twitter.com/zF404L9Tjc
— ESPN FC (@ESPNFC) April 8, 2023
Messi do të vendosë për të ardhmen e tij pasi kontrata e tij me PSG skadon pas disa muajsh
E ardhmja e shtatë herë fituesit të Topit të Artë është ende e paqartë pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe shumë është spekuluar në media.
Sulmuesi argjentinas është ende në formë të shkëlqyer dhe mund të zgjedhë të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të garave pasi ai nuk ka mundur të fitojë një Ligë të Kampionëve pas largimit të tij në Camp Nou.
BREAKING: Lionel Messi is likely to leave PSG when his contract expires this summer ?
via Sky Sports ✍️ pic.twitter.com/jrTiJtstv3
— LiveScore (@livescore) April 4, 2023
Messi është 35 vjeç dhe mund të thuhet se ai e ka botën e futbollit në këmbët e tij, me pothuajse çdo mundësi të hapur pasi çdo skuadër në botë me siguri do të dëshironte që ai të luante për ta nëse do të vendoste. /Telegrafi/