Telegrafi

Messi dëshiron transferimin e Dybalas

Paulo Dybala është i preferuari i Lionel Messi si zëvendësues i Neymarit te Barcelona.

Sipas Don Balon, Lionel Messi i ka dhënë Barcelonës një listë kandidatësh që ai dëshiron për zëvendësues të Neymarit nëse ai duhet të bashkohet me Paris Saint-Germainin.

Lexo po ashtu PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

PSG është gati për të joshur Neymarin për të kaluar në kryeqytetin francez, pas po mendon t’ia paguaj klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh.

Kështu, gjiganti katalunas është në gjueti për një yll të ri të sulmit të skuadrës së tyre.

Lexo po ashtu Neymar largohet, vjen Dybala?

Messi ka miratuar Paulo Dybalan për rolin e Neymarit dhe sulmuesi i Juventusit thuhet se është kandidati kryesor i klubit.

Megjithatë, nëse ata dështojnë në këtë transferim, Messi dëshiron që klubi të shkojnë pas Angel Di Marias së PSG-së ose sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele. /Telegrafi/