Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi , është emëruar GOAT (më i miri i të gjitha kohërave) nga përdoruesit e Twitter përpara super yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, sipas një studimi të ri.
Rivaliteti i pabesueshëm i argjentinasit dhe portugezit në fushë ka bërë që të dy super yjet të garojnë në një betejë që ka zgajtur për gati dy dekada.
Si ylli i Barcelonës, ashtu edhe sulmuesi i Juventusit vlerësohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Pelen dhe Diego Maradonan.
Në debatin e fundit të vazhdueshëm të GOAT midis Messit dhe Ronaldos, një studim i ri i bazuar në postime ka gjetur se cili lojtar doli i pari.
Sipas OGUS, një analizë u krye mbi 400,000 postime që përmbajnë frazën ‘GOAT’ dhe numrin e herëve që përdoret emoji i dhisë me secilin lojtar.
Messi mori pjesën më të madhe të votave me gati 21 për qind, gjë që zbeh 11 përqindëshin e Ronaldos.
Argjentinasi dhe portugezi përfunduan në vendin e parë, respektivisht të dytin, ndërsa legjenda argjentinase Maradona doli i treti me më pak se një për qind të votave.
Më poshtë janë dhjetë futbollistët më të mirë të cilët u emëruan në debatin GOAT, sipas OGUS:
10# Marta (0,08 për qind)
9# Kylian Mbappe (0,12 për qind)
8# George Best (0,21 për qind)
7# Alex Morgan (0,24 për qind)
6# Abby Wambach (0,30 për qind)
5# Pele (0,77 për qind)
4# Ronaldinho (0,86 për qind)
3# Diego Maradona (0,95 për qind)
2# Cristiano Ronaldo (11,09 për qind)
1# Lionel Messi (20,94 për qind)
Messi mbushi 34 vite të enjten ndërsa llogaria zyrtare e Twitter Sport e quajti atë GOAT, e cila shkaktoi përgjigje të furishme nga tifozët e Ronaldos. /Telegrafi/
the 🐐 is 34 today
— Sports (@Sports) June 24, 2021