Site icon Telegrafi

Mësohet oferta e Al Hilal për pagën e Lukakut, sulmuesi do më shumë

(Foto: Getty Images)

Romelu Lukaku raportohet të ketë marrë ofertë prej 20 milionë eurosh në sezon për të nënshkruar me klubin Al-Hilal në Arabinë Saudite, mirëpo do ta shfrytëzojë vetëm si mënyrë për t’u larguar nga Chelsea, nëse Interi nuk arrin marrëveshje për ta mbajtur.

Sipas Foot Mercato, përfaqësuesit e klubit saudit dhe ata të futbollistit belg kanë mbajtur një takim në një hotel në Paris për ta diskutuar transferimin e mundshëm.

Megjithëse paga është se lartë, sulmuesi dëshiron të përfitojë shumë më tepër nëse pranon të bëhet rival i klubit të Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.

Lexo po ashtu Lukaku udhëton në Arabinë Saudite për të diskutuar një lëvizje të madhe parash

30-vjeçari ndodhet në një udhëkryq të karrierës, ndërsa këtë sezon luajti në finale të Ligës së Kampionëve me Interin.

Kontrata e tij me Chelsean është valide deri në vitin 2026, por ai e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Nerazzurrët.

Megjithatë, klubi italian që e shiti për 113 milionë euro në vitin 2021, nuk mund ta riblejë kartonin e tij, porse do të përpiqet të sigurojë një huazim tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version