Telegrafi

Mësohen katër çerekfinalet në Kupën e Italisë, spikat Napoli–Milan

Dihen tashmë tetë skuadrat çerekfinaliste që kanë kaluar tutje në Kupën e Italisë, me klubet e mëdha që e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë.

Ishin gjashtë ekipe të kualifikuara (Juventus, Napoli, Inter, Milan, Fiorentina dhe Lazio), sot i janë shtuar edhe Atalanta dhe Roma.

Të tetë skuadrat e kanë kaluar raundin pa ndonjë problem, përveç Milanit që iu desh të luante në kohë shtesë për të eliminuar Sampdorian.

Inter-Lazio, Fiorentina-Roma, Atalanta-Juventus dhe Milan-Napoli, janë çiftet çerekfinale.

Atalanta – Juventus, nga ndeshja e kampionit . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Janë pothuajse tetë ekipet më të forta në Serie A që do të luajnë mes vete.

Milani edhe pse është si vendas, për shkak se luan në të njëjtën ditë me Interin, duhet ta lirojë stadiumin, pasi që kampionatin e ka mbyllur në pozita më poshtë.

Kështu Milani do të udhëtojë te Napoli.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale zhvillohen me 30 janar. /Telegrafi/