Telegrafi

Mësohen katër transferimet që Barcelona synon t’i bëjë në afatin e verës – të gjithë me parametra zero

Barcelona është duke tentuar që t’i bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër për edicionin e ri, derisa ka disa shënjestra.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Blaugranasit kanë synim të transferojnë treshen e Chelseat, Antonio Rudigerin, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta dhe në listën e tyre është edhe Niklas Sule i Bayern Munichut.

Që të katër lojtarë janë jashtë kontrate në verën e këtij viti dhe Barcelona po synon transferimin e tyre nga klubet përkatëse.

Bëhet e ditur se skuadra katalunase tashmë ka filluar negociatat me agjentët e tyre dhe po synojnë që sa më parë të arrijnë marrëveshje.

Mirëpo, Rudiger thuhet se dëshiron të qëndrojë edhe më tej te The Blues, derisa Christensen e Azpilicueta mund të synojnë një aventurë të re.

Lexo po ashtu Rudiger dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Sule po ashtu është i gatshëm që të largohet nga Allianz Arena dhe kërkon të luajë në një skuadër që mund t’i ofrojë më shumë minuta.

Mirëpo, Në garë për tre lojtarët, raportohet se ka edhe skuadra të tjera evropiane që synojnë t’i marrin pa paguar asnjë cent. /Telegrafi/