Futbollisti i Milanit, Rade Krunic në këtë afat kalimtar ka kompletuar transferimin e tij nga Empoli te skuadra e Milanit para disa javë.
Sot (e enjte), ai ka bërë thirrje për fansat e klubit të madh italian që me 10 gusht të jenë në numër sa më të madh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
“Përshëndetje, jam Rade Krunic dhe dëshiroj t’i përshëndes të gjithë fansat e Milanit në Kosovë”.
“Ju ftoj të merrni pjesë në ndeshjen e 10 gushtit në Prishtinë”.
“Shpresoj se do të kalojmë kohë të mirë në Prishtinë”, ka thënë Krunic në prononcimin e tij për organizatorët.
Ndryshe, ndeshja Feronikeli – Milan zhvillohet me datën 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në Radio Televizionin Dukagjini që do ta përcjellë me program të veçantë para dhe pas saj. /Telegrafi/