Telegrafi

Meritoni tregoi se djali i tij vuan nga autizmi, reagon Olta Gixhari

Meriton Mjekiqi mbrëmjen e kaluar (e shtunë), mes lotësh ka rrëfyer për herë të parë se djali i tij vuan nga autizmi dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit.

E prekur nga deklarata e banorit të BBVA, Olta Gixhari ka reaguar përmes një postimi në InstaStory.

Lexo po ashtu “Djali im është autik, do të doja shumë ta kisha afër, por nëna e tij nuk do” – Mes lotësh, Meritoni rrëfehet për të birin

“Uroj që ta fitosh Meriton, ti di të jesh super baba edhe kështu nga larg. Vdiqa”- ka shkruar Olta.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Deklarata e Meritonit: “Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.

Kam shumë emocione kur flas për djalin tim, kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as në kamerë telefoni. Ishim 22 vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali, ia kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten. E kam takuar djalin kur ishte 2 vjeç, e kam të vështir të flas.

Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten, ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli, dua të shoh ndonjë video, apo diçka, uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptojë ndarjen tonë, do t’i kërkoj falje djalit tim dhe do të mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndojë afër. /Telegrafi/