Gjatë garës së zhvilluar në Macau të Kinës, një Mercedes-AMG ka humbur kontrollin në kthesë, duke shkaktuar aksident zinxhir ku u përfshinë 16 vetura.
Si pasojë e përplasjeve, makinat në mesin e të cilave Mercedes, Porsche, Ferrari, BMW, Lamborghini dhe Audi, kanë pësuar dëme që kushtojnë disa miliona euro, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, si dhe ndihmën që iu dha të përfshirëve, që të largohen.
Megjithëse disa vetura janë dëmtuar rëndë dhe nuk mund të riparohen, askush nuk ka marrë ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/