Gjiganti anglez, Liverpooli, besohet se dëshiron ta përforcojë ende skuadrën në prag të fillimit të ri të sezonit 2022/23 të Ligës Premier.
Siç raportohet nga “90min”, trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga klubi që të transferojë anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane, gjatë afatit aktual veror.
Por, në mënyrë që “Të Kuqtë” të sigurojnë shërbimet e lojtarit, atyre do t’iu nevojitet që të paguajnë një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.
Që prej transferimit nga Manchester City te Bayern Munichu, Leroy Sane ka arritur të bëjë 90 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 25 gola dhe 27 asistime mbi emrin e tij.
Klopp është i dashuruar në lojën e tij sulmuese dhe dëshiron ta rikthejë në Angli, gjë që mund të mos përjashtohet nga bashkëkombësi i tij.
Sane thuhet se e pëlqen filozofinë e lojës së Klopp, dhe në javën e ardhshme pritet tç ketë lëvizje konkrete. /Telegrafi/