Vedat Muriqi pritet së shpejti të largohet nga skuadra e tij aktuale Fenerbahce.
Ylli nga Kosova ka shkëlqyer në vitin e tij të parë me gjigantin turk, ndërsa shumë skuadra janë vënë pas tij.
Ditë më parë u zbulua se Fenerbahce kishte refuzuar në janar 19 milionë euro nte Tottenham Hotspur për Muriqin.
Por pas pandemisë së Covid-19, skuadrat evropiane janë futur në krizë financiare dhe kanë ndryshuar çmimi i lojtarëve.
Tani Fenerbahce është gati ta lejoj largimin e Muriqit edhe për 15 milionë euro, nëse vije oferta e duhur.
E menaxheri i Muriqit, Haluk Canatar i ka thënë medieve turke se për klientin e tij ka oferta nga dy kampionate të mëdha evropiane si Serie A dhe Liga Premier.
“Ka oferta verbale, por edhe me shkrim nga Anglia dhe Italia për Muriqin”.
“Për momentin nuk mund t’i zbuloj emrat e skuadrave pasi janë duke u zhvilluar dy kampionatet”, ka deklaruar Canatar.
Lazio, Napoli dhe Fiorentina janë tri skuadrat italiane që kanë shprehur interesim më parë për yllin kosovar.
Ndërkohë numri i skuadrave angleze që e duan prizrenasin është i gjatë, me Tottenham Hotspur që vazhdojnë interesimin.
West Bromwich Albion, Burnley, Leicester City, Brighton dhe Crystal Palace janë ekipet tjera angleze që e duan Muriqin. /Telegrafi/