Telegrafi

Menaxheri i FIFA-s, Caliskan: West Bromi dhe shumë klube italiane interesohen për Muriqin

Vedat Muriqi (Foto: Instagram/vedatmuriqi)

Vedat Muriqi mbetet një ndër objektivat kryesore të disa klubeve evropiane sa i përket sigurimit të shërbimeve të tij.

Sulmuesi i Fenerbahces ka pasur një sezon shumë të mirë në ligën elitare turke duke shënuar 17 gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.

Kjo ka bërë që të marrë shumë oferta për transferim, kështu së paku ka thënë për A Spor, menaxheri i FIFA-s, Ceylan Saliskan.

“Ka ekipe italiane që janë të gatshme të bëjnë oferta dhe ta blejnë Vedatin. Sikurse të japin nga njëzet milionë euro për Muriqin”, ka thënë fillimisht ai.

(Foto: Instagram/vedatmuriqi)

 

“Gjithashtu edhe WBA me trajnerin Slaven Bilic e kërkon sulmuesin. Trajneri kroat e njeh futbollin turk (ish-trajner i Besiktasit) dhe kjo ka bërë që ta vëzhgojë Muriqin. West Bromvich Albioni nuk është ekip për t’u hedhur poshtë”, pohoi menaxheri.

Theksojmë se për për 26-vjeçarin kanë shprehur interesim Lazio, WBA, Burnley dhe Tottenham Hotspur, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Ndryshe, kujtojmë se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur karrierën te Liria, gjersa ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar si dhe në Ligën e Parë të Turqisë para se të kalojë te Rizespor dhe më pas të transferohet te Fenerbahce. /Telegrafi/