Site icon Telegrafi

Megi Pojani thotë se i pëlqen të jetë ‘e pacipë’ dhe shuan kureshtjen lidhur me hyrjen në ‘BB VIP 2’

(Foto: Instagram/megipojani)

Megi Pojani duket se nuk shqetësohet aspak për komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale, pas fotografive provokuese që shpesh i publikon.

E ftuar mbrëmjen në “Më lër të flas” të Top Channel nën moderimin e vëllezërve Veshaj, bukuroshja tha se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson në maksimum feminitetin e saj dhe të qenit vajzë.

Lexo po ashtu Megi Pojani tregon karakteristikat që duhet t’i ketë djali që do të donte ta kishte partner
(Foto: Screenshot/Me ler te flas/Top Channel)

Donaldi: Meg, nëse futesh në rrjetet e tua sociale, shikon shumë video dhe foto provokuese, në sensin që për vajzat dhe gratë në Shqipëri, duken pak provokuese, të bezdisin komentet.

Romeo: Si duken për meshkujt, që rrinë aty, ngecin tek Megi.

Donaldi: Duken i çik provokuese.

Megi: Nuk më bezdisin fare.

Donaldi: A ndihesh e gjykuar nga komentet.

Megi: E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem.

Donaldi: Ngaqë je e pacipë?

Megi: Mbase, por më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh.


Vajza e shumëpërfolur e rrjeteve sociale ka shuar kureshtjen e të gjithëve, nëse do të marrë pjesë në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 2’.

Moderatorja ka thënë se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka frikë nga vetja. Ajo tha se edhe nëse vendos të futet, do ta marrë vendimin në moment të fundit, sepse është e pavendosur.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër, sepse jam shumë e pavendosur”, ka thënë Megi.

(Foto: Instagram/megipojani)

 

Exit mobile version