Site icon Telegrafi

Mediat spanjolle zbulojnë, Dybala nuk shkon te Barça nëse Messi qëndron  

Mediat spanjolle kanë zbuluar se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, kurrë nuk do të konsiderojë transferimin në Barcelonë nëse ylli i skuadrës, Lionel Messi qëndron.

Dybala u lidh me një lëvizje të madhe të parave në Barcelonë sezonin e kaluar, madje duke vizituar qytetin spanjoll me ish-shokun e skuadrës Daniel Alves.

Vizita bërë Barcelonës ngriti spekulime të mëdha rreth të ardhmes së tij, e cila çdo ditë shfaqej në media si punë e kryer.

Lexo po ashtu Real Madridi mendon transferimin e Dybalas?

Megjithatë, sipas Diario Sport, interesimi i Barcelonës për sulmuesin e Argjentinës u ‘vra’ nga Messi, i cili e sheh Dybalan shumë të ngjashëm me veten e tij.

Messi sheh rivalitet të madh te bashkëkombësi i tij, Dybala

Pas mësimit të mendimit të Messit për të, Dybala përfundoi bisedimet me klubin Blaugrana dhe nënshkroi marrëveshje të re me skuadrën nga Juventus Stadium.

Ndjenja e keqe tani mbetet në mes të dyve, që ka parë Dybalan të braktisë planin e trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli, këtë javë, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Lexo po ashtu Mourinho e do Dybalan, Man Unitedi i kërkon Juves çmimin e tij

Nëse Dybala duhet të largohet nga Juve në vitin 2018, ka shumë pak shanse që do të marrë në konsideratë çdo ofertë nga Barça, veçanërisht nëse Messi është ende në Comp Nou.

Për argjentinasin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha si Real Madridi dhe Manchester Unitedi, që janë gati të paguajnë mbi 150 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version