Milan ka arritur në kryeqytetin kosovar Prishtinë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Feronikelin.
Gjiganti italian për herë të parë ka ardhur në Kosovë dhe kjo ardhje e tyre ka entuziazmuar tifozët shqiptarë të Milanit.
Mediat italiane kanë raportuar edhe për pagesën që ka marrë klubi italian për këtë miqësore.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani nga kjo miqësore ka mbushur arkat e klubit me 250 mijë euro. Gjithsesi organizatorët nuk kanë preferuar të flasin sa i përket kësaj teme.
Ardhja e Milanit ka gëzuar jashtëzakonisht shumë Rossonerët në Kosovë, derisa për këtë ndeshje ka pasur interesim të jashtëzakonshëm.
Tifozët që kanë mbetur pa biletë, këtë takim mund ta ndjekin ekskluzivisht në RTV Dukagjini. /Telegrafi/