Site icon Telegrafi

Media greke: Opozita refuzon të pranojë fitoren e Gruevskit

“Opozita refuzon të njohë fitoren e Gruevskit”, “Beteja Post-zgjedhore në Maqedoni”, “Partia e Gruevskit siguroi 51 nga 120 vendet në parlament”, “Gruevski fitoi me një dallim të vogël mbi Social Demokratët”, janë vetëm disa nga titujt e mediumeve greke të cilët informuan për zgjedhjet dhe rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raportet deri tani janë pa koment dhe kryesisht transmetohen informacione që publikohen nga agjencia e lajmeve greke ANA-MPA.

Informacionet e fundit që plasohen në Greqi se “opozita Social Demokrate nuk e pranon fitoren e ngushtë të së djathtës dhe ankohen për parregullsi”.

Në të njëjtën kohë, disa media theksojnë se derisa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk i shpalli rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare, në të cilën OBRM-PDUKM fitoi 51 deputet kurse LSDM 49, Social Demokratët nuk kishin asnjë kundërshtim ndaj procesit zgjedhor.

Në Greqi informohet se OSBE ka pasur 340 vëzhgues dhe kishte thënë se në përgjithësi, votimi ishte i organizuar mirë dhe nuk janë regjistruar incidente të rënda.

Mediat greke kujtojnë se “zgjedhjet, të cilat ishin shtyrë në prill dhe qershor janë organizuar në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos për dalje të vendit nga kriza politike që e ka paralizuar nga viti 2015”. /Telegrafi/

Exit mobile version