Barcelona kishte një tjetër rezultat spektakolar në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma pasi mposhtën Real Madridin 3-0, duke vendosur rekord të mirë në ndeshjet e El Clasicos në udhëtim.
Në 15 vitet e fundit, Barcelona ka arritur plot 11 fitore në shtëpinë e Madridit, Santiago Bernabeu.
Që nga trajneri Frank Rijkaard me një ekip të udhëhequr nga Ronaldinho dhe Xavi Hernandez, katalunasit kanë gëzuar disa momente të pabesueshme në kryeqytetin spanjoll.
Në të gjitha këto vite, disa lojtarë kanë dalë për të udhëhequr Barcelonën me fitore në Bernabeu, me Luis Suarez dhe Ousmane Dembele që pasi u treguan hero këtë javë, u bashkuan me Lionel Messin, Gerard Piquen, Ronaldinhon dhe Xavin.
Xavi
Ai hapi rrugën i pari për shumë fitore që në fillim dukej e paimagjinueshme. Barcelona nuk kishte asnjë shans për të fituar ligën, por triumfi i tyre në Bernabeu ishte çelësi që Madridi dështoi ta bënte këtë, pasi titulli në fund shkoi te Valencia.
Ata arritën një fitore 2-1, me Xavin njëri nga shënuesit dhe nga ajo kohë filloi një fazë të lavdishme për atë dhe klubin katalunas.
Ronaldinho
Një nga performancat e tij më të mira si lojtar i Blaugranëve u zhvillua në Bernabeu.
Ajo erdhi në sezonin 2005/06, ku Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve në Paris, ndërsa i Ronaldinho shënoi dy gola që erdhën nga driblimet e bukura ndaj mbrojtësve të Los Blancos.
Mbështetësit në Bernabeu madje e duartrokitën brazilianin për këtë paraqitje.
Pique
Mbrojtësi simbolizon performancat më të mira të Barcelonës në Madrid viteve të fundit. Njëra nga ndeshjet më të mirë të tij erdhi në sezonin e parë të Pep Guardiolas në vitin 2009 kur ata morën një fitore spektakolare 6-2.
Të gjithë lojtarët ishin në nivel maksimal me paraqitje të mira atë natë, ndërsa Pique rrumbullakoi gjërat me një gol të vonshëm.
Messi
Shifër e pabesueshme prej 15 golave janë shënuar nga argjentinasi në Bernabeu. Është e vështirë të nxirret një moment i paharrueshëm, por imazhi më rezonant është ai i lojtarit që mban fanellën e tij lart pas shënimit të dy-golëshit në El Clasicon e sezonit 2016/17.
Në këtë ndeshje përfshihet një gol fitues i minutave të fundit që dukej se e kishte shtyrë skuadrën e tij në luftë për titull, por në fund nuk ia arritën.
Luis Suarez
Ylli uruguaian është një garanci e golave kundër Real Madridit. Të mërkurën e kësaj jave, Suarez shënoi dy gola – në thelb tre meqë i dyti u mohua në fund nga Rafael Varane që e shtyu në portë të vetë – për të dërguar Barcelonën në finale. Suarez tashmë ka pesë gola të shënuar në Bernabeu.
Dembele
Njeriu i fundit që dëmtoni Real Madridin në terrenin e vet është francezi. Ai ishte i rëndësishëm në fitoren e gjysmëfinales së Copa del Rey me dy asistime.
Francezi u paraqit në të dy krahët e sulmit për të dërguar asistime që goditën dhe lënduan Realin në shtëpinë e tyre.
/Telegrafi/